Regullorja e pergjithshme e kompanise.

- Te paraqitet ne agjensine e udhetimit/ vendin e nisjes 30 minuta para nisjes se autobusit.
- Te hipe dhe te zbrese nga autobusi vetem ne vendin dhe kohen e caktuar.
- Te mos mbaje me vete gjate udhetimit sende te ndaluara ose kundraligjshme ( arme,lende plasese,narkotike etj).
- Duhet te kete me vete pasaport dhe dokumenta te vlefshme udhetimi per kalimin ne dogane.

BILETAT E UDHETIMIT.
- Biletat e udhetimit e vulosur nga shoqeria, se bashku me kapakun e saj, perbejne nje tiull per transport nderkombetar udhetares,
- Biletat jane personale, jo te transferueshme tek te tretet dhe te vlefshme vetem per itinerarin e caktuar ne bilete.
- Cmimi i biletes eshte i percaktuar dhe i miratuar nga organet kompentente.
- Bileta vajtje/ardhje kushton 10% me e lire se vlera totale e dy udhetimeve teke.
- Biletat vajtje.ardhje jane te vlefshme per 90 dite nga data e udhetimit te pare.
- Konfirmimi i dates se kthimit duhet te behet 40 ore para nisjes per udhetim.
- Ndryshimet per daten oren e udhetimit, lejohen te behen vetem nje here brenda 48 ore,para nisjes per udhetim.
- Anullimi i biletes pranohet vetem 24 ore para nisjes dhe ne kete rast mbahet nga agjensia 50% e vleres totale te biletes.
- Anulimi i biletes nuk mund te behet diten e udhetimit dhe ne kete vlera e biletes nuk kthehet.
- Nese pasagjeri kthehet ne dogane per shkak te dokumentave te tij,apo cfardo lloj shkaku tjeter, vlera e biletes nuk kthehet.
- Femijet emoshes nga 0 deri 4 vjec paguan 50% te biletes( nuk gezojne te drejten e vendit) 
- Femijet e moshes 4 deri 9 vjec pagujne 75% te vleres se biletes dhe gezojne te drejten e vendit.

BAGAZHET
- Cdo pasagjer duhet paguaj cmimin e biletes ka te drejte te transportoj nje bagazh deri 20 kg.
- Bagazhi i dyte paguhet 5 euro
- Cdo bagazh tjeter me shume se 40 kg paguhet me 5 euro/kg
- Cdo bagazh duhet te jete i pajisur me kuponin me numer serie te vendosur nga agjensia.
- Shoqeria nuk eshte pergjegjese per humbjen ose demtimin e bagazheve te pasagjereve,kur ato jane ne udhetim.
- Pasagjeri eshte pergjegjes per permbajtjen e bagazheve te tij ndaj autoriteve doganore dhe administrative.